Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë mbrëmjes së djeshme, respektivisht prej orës 22:30 deri pas mesnate janë kryer konftorlle në një bar në rrugën “Rajko Zhivzivkov” në Manastir, përcjell TV21. Nga MPB theksojnë se në lokalin në fjalë Inspektorati Shtetërorë i Tregut paraprakisht ka konstatuar parregullsi.
“Janë kapur katër persona pa certifikate kovid, si dhe është regjistruar shpërndarja e pijeve alkoolike për 17 të mitur, për çka janë shqiptuar sanksionet përkatëse”, theksojnë nga MPB.