Krishtlindja është simbol i përjetshëm i shpresës sonë, se Zoti është me ne dhe se me besim mund të kapërcehen tundimet më të vështira, porositi kryeministri në dorëheqje Zoran Zaev.
Në një postim në Fejsbuk, ai u bën thirrje besimtarëve që të pranojnë mesazhet e festës dhe t’i shtrijnë dorën atij që ka nevojë.
“Ju bëj thirrje të pranoni mesazhet e festës dhe t’i jepni dorën kujtdo që ka nevojë për ndihmë, të dhuroni dashuri të pakushtëzuar, të mos harrojmë bamirësinë, buzëqeshjen dhe gëzimin, sepse vetëm kështu jemi të dobishëm për shoqërinë tonë, për shtetin tonë. Pjesëtarëve të kishës katolike, si dhe të gjithë të krishterëve ortodoksë dhe të tjerë që festojnë lindjen e Krishtit sipas kalendarit gregorian, ju uroj festat. Jezusi lindi! Gëzuar Krishtlindjet”, ka shkruar Zaev.