Një 36-vjeçar është arrestuar dje nga policia e Vinicës pasi njëjti duke kërcënuar punëtorët e bastores, ka kryer grabitje në të.
“Më datë 22.12.2021 në ora 20.40 në Vinicë, policët nga SPB Vinicë kanë arrestuar N.J.(36) nga Vinica. Ai dyshohet se më datë 20.12.2021 duke kërcënuar të punësuarit ka marrë para nga një bastore në Vinicë.
Ai është mbajtur nën arrest në stacionin policor dhe në bisedë zyrtare ka pranuar se ka kryer veprën. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të parashtrohet kallëzim përkatës”, qëndron në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.