Për 24 orë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 333 raste të reja me Kovid-19 nga realizimi i 3.511 testimeve, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Janë shëruar 311 pacientë ndërkaq kanë vdekur 6 persona.
Në mënyrë shtesë në Regjistrin për persona të vdekur nga Kovid-19 janë regjistruar edhe 5 viktima që kanë ndërruar jetë gjatë periudhës prej 22.11-20.12.2021.