Kryetarja e RDM-së Maja Moraçanin në konferencën e mëngjesit foli edhe për formimin e qeverisë së re nga mandatari Dimitar Kovaçevski.
“E njoh Kovaçevskin dhe mendoj se ka energji në të, ka vullnet për të bërë ndryshimet e nevojshme. Besoj se përvojat e tij në sektorin privat do t’i bartë në punën e Qeverisë. Besoj se institucionet do të funksionojnë ashtu siç kërkojnë qytetarët. Besoj se do të sjellë rregull dhe përgjegjësi në punën e institucioneve. Në fakt, ankesa më e madhe për Zaev ishte se ai nuk e mori fshesën”, tha Moraçanin.
Ajo përsëriti se qytetarët presin stabilitet dhe zgjidhje të problemeve të zjarrta me të cilat përballen nga qeveria e re.
“Institucionet duhet të fillojnë të funksionojnë dhe të kërkohet llogari nga secili zyrtar. Ne ishim të përqendruar në zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Bullgarinë, kështu që rezultatet mbetën në shtëpi. Tashmë fokusi duhet të jetë në punët e brendshme në interes të përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve”, tha kryetarja e RDM-së.