Mëngjesi më i ftohtë është në Berovë me -13 gradë. Në Kriva Pallankë, Mavrovë dhe Popova Sapka janë matur -11, në Shkup, Manastir dhe Dibër -10, në Shtip, Demir Kapi dhe Krushevë -9, Kumanovë, Tetovë, Prilep dhe Strumicë -8, Ohër -6, Gjevgjeli -5 dhe në Dojran -2, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
“Trashësi më të lartë të borës ka në Kodrën e Diellit me 43 centimetra, në Mavrovë është 38 dhe në Krushevë 8 centimetra”, thonë nga DPHM.
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla lokale.