Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektroshpërndarës, pa energji elektrike sot dhe nesër do të jenë konsumatorët e disa lagjeve të Shkupit.
Pa energji elektrike sot prej orës 08:30 deri në orën 13:30 do të jenë konsumatorët e një pjese të bulevardit “ASNOM”, ndërtesat 44, 48, 50 dhe 54 në Komunën e Aerodromit.
]Në periudhë prej orës 09:00 deri në orën 14:00, pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e rrugës “Zagrebska”, nënrrugët 1 dhe 3 në Komunën e Qendrës.
Konsumatorët e një pjese të rrugëve “Draga Stojanovska”, “Balzakova”, “Nevena Georgieva Dunja” dhe rruga “Drenak” në Kisella Vodë do të jenë pa energji elektrike në periudhë prej orës 09:00 derinë orn 15:00.
Pa energji elektrike nesër prej orës 09:00 deri në orën 11:00 do të jenë konsumatorët e një pjese të rrugës “Botun” në Komunën e Gjorçe Petrovit.