Osmani: Në asnjë moment nuk duhet të ulet trysnia për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani është mysafir në ClikPlus në TV21.

Duke folur për kontestin me Bullgarinë, ai sqaroi se në deklaratën e thënë kohë më parë, ku thotë se “çështja me Bullgarinë nuk duhet të shndërrohet në konflikt të ngrirë”, nuk ka menduar se moszgjidhja e të njëjtit kontest do të thotë destabilizim të vendit.

Ka shtuar se qëllimi i deklaratës është të dërgohet porosi deri te Sofja, Brukseli dhe Shkupi.

“Në asnjë moment nuk duhet të ulet trysnia në Sofje, në Bruksel dhe këtu në Shkup për zgjidhjen e kësaj çështje”, tha Osmani.

Ka komentuar edhe propozimin e kryeministrit Bullgar Petkov.

“Unë konsiderojë se atë çfarë e inicion Petkov është kthim në dokumentin thelbësor që është në konferencën e ndërqeveritare. Ka pasur një takim deri më tani për Komisionin ndërqeveritar, kurse sipas Marrëveshjen njëherë në vit duhet të takohen ministrat e kulturës, arsimit…”, tha Osmani.