“Instagrami po më fshin profilin sepse jam shumë e bukur”, modelja bëhet virale me mesazhin, por ka një arsye
Modelja Veronika Rajek nga Sllovakia është 25 vjeçe dhe thotë se është aq e bukur sa po i fshihet profili në Instagram.
Njerëzit vazhdojnë të raportojnë se ai nuk është një person real.
“Shumë njerëz mendojnë se është e lehtë për njerëzit e bukur, por për mua është më keq për shkak të kësaj. Më bëjnë jetën të mjerë. Ata nuk besojnë se unë ekzistoj, nuk besojnë se jam e vërtetë. Ata mendojnë se jam një lloj roboti. Është mjaft diskriminuese që femrat e tjera mund të bëjnë të njëjtën gjë si unë, por më fshijnë për shkak të pamjes sime sepse jam shumë e bukur për të ekzistuar”, ankohet Veronika.
Modelja, e cila jeton në Vjenë, udhëton nëpër botë dhe krijon përmbajtje për Instagramin e saj, dhe pohon se njerëzit “gjithmonë habiten” kur e takojnë për herë të parë.
Ish-finalistja e Miss Sllovakia 2016 pohon se merr rregullisht qindra mesazhe nga gra që e akuzojnë për përdorimin e tepruar të filtrave. Ajo ndiqet nga 1,100,000 njerëz në Instagram.