Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi u dy personave në zonën e Astirit, në Tiranë.
Mësohet se janë identifikuar viktimat, Erigers Mihasi dhe Armando Dumani. Ndërkohë makina tip “Audi” mbi të cilën janë derdhur plumbat mbante targën AB008EM.
Erigers Mihasi, është një personazh i botës së krimit i liruar në korrik 2019 nga prokuroria e Gjirokastrës për mungesë provash në ngjarjen e dhunimit dhe grabitjen e prindërve të Elton Çiços. Mihasi ishte gjithashtu i dyshuar se ka qëlluar me armë zjarri ndaj kushërinjve Mumajesi në Tiranë. Dyshohet se Mihasi në këtë krim ka bashkëpunuar ngushtë edhe me Santiago Malkon, i cili mbeti i vrarë me 10 plumba në zonën e Porcelanit.