Ish-Emisari Special i ish-presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka qëndruar sot në Kosovë.
Grenell në një intervistë në RTV Dukagjini ka folur për disa nga temat më të rëndësishme ku është lakuar emri i tij.
Ai ka folur për figurën e Albin Kurtit dhe mendimin që ai ka për të.
“Më pëlqen zotri Kurti dhe nuk kam asgjë kundër tij. Unë gjykoj Kurtin në bazë të politikës së tij. Më pëlqen fokusi i tij në luftën kundër korrupsionit. Por njerëzit e Kosovës duhet ta shohin se ai po lufton korrupsionin”, tha Grenell përcjell Telegrafi.
Tutje thotë se megjithatë Kurti ishte kundër çdo politike amerikane.
“Është keq kur Kurti refuzon çdo politikë amerikane nga Bill Clinton, Barack Obama, George Bush. Ai është kundër çdo politike amerikane. Kjo është e tmerrshme për Kosovën”, ka deklaruar Grenell.