Kryeministrja serbe në Paris: Ne po luftojmë çdo ditë që Kosova të mos anëtarësohet në UNESCO

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç deklaroi sot në Paris se Beogradi zyrtar do të kundërshtojë serish anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Duke folur në prag të seancës së nesërme të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s dhe shënimin e 75-vjetorit të kësaj organizate, Brnabiç tha se anëtarësimi i Kosovës në UNESCO do të ishte “katastrofik”.

E pyetur nga gazetarët për debatin e djeshëm për kërkesën e Kosovës për anëtarësim në UNESCO, Brnabiç është përgjigjur se “nuk i habit asgjë”.

“Ne po e luftojmë këtë çdo ditë dhe për momentin kemi mbështetjen dhe mirëkuptimin e plotë që Prishtina nuk mund të jenë anëtare e UNESCO-s”, tha ajo.