Kandidati i Partisë Demokrate të Kosovës për Drenasin, Ramiz Lladrovci e ka pranuar se mban armë.
Ai në emisionin “Frontal” në T7 tha se posedon armë me leje, teksa ato pa leje tha se i kanë dorëzuar menjëherë pas luftës.
“Po sigurisht që i kam. Unë po flas për armë me leje, ato pa leje i kemi dorëzuar pas luftës”, ka thënë ai.
Lladrovci pohoi se i ka në posedim tri armë.
“Unë i kam tri armë me leje që i përdori. Dy i kam për gjueti dhe një e kam armë që e barti me veti. Në gjueti dal dimrit”, deklaroi Lladrovci.
Ai u pyet edhe se sa është i mirë në shenjestrimin me armë.
“Ma i dobëti në familje jam”, ka thënë ai.