Malas: Për situatën në Maqedoninë e Veriut, përgjegjësi kanë e dhe disa shtete të BE-së

Ekziston përgjegjësi edhe tek vendet konkrete të Bashkimit Evropian, thotë ish-ambasadori i Greqisë në Shkup Aleksandros Malas për televizionin grek “Skaj”, duke i analizuar ngjarjet tek ne dhe sqaroi se situata aktuale ka të bëjë edhe me mossuksesin e disa vendeve të BE-së për të vendosur dritë jeshile për negociatat aderuese.

“Jemi në fazë, që do të thosha se ishte e parashikueshme, pas dështimit të disa vendeve anëtare të BE-së për të “dhënë dritë jeshile” për negociatat aderuese, që ishin një nga motivet shumë të forta për nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës dhe natyrisht për ratifikimi nga Kuvendi i Shkupit. Më lejoni të them se ka një përgjegjësi të vendeve të veçanta të Bashkimit Evropian”, tha Malas.

Për votimin e mosbesimit të Qeverisë të enjten, ambasadori me përvojë shpjegoi se nuk ishte në gjendje të parashikonte rezultatin dhe “si do të votojnë deputetët e partive shqiptare”.

“Por ajo që mund të them me shumë siguri, pasi isha ambasador në Shkup, është se të gjitha partitë shqiptare si kusht për bashkëpunim me VMRO-DPMNE-në dhe BDI-në e Ahmetit, do ta vendosin mosndërprerjen e Marrëveshjes së Prespës. Zbatimi do të jetë problematike”, tha Malas për “Skaj”.

Lidhur me Marrëveshjen e Prespës, shpjegoi se ka dy veçori, njëra është se ajo është e vlefshme përgjithmonë, pra pafundësisht dhe e dyta është se askush nuk mund ta ndërpresë.

Duke u përgjigjur në pyetjen se çka do të ndodhë nëse qeveria e re është e VMRO-DPMNE-së dhe sapo nuk mund ta ndërpresë marrëveshjen, thjesht nuk e respekton atë, Malas ka shpjeguar se “terapia për shkeljen e marrëveshjes është shumë e paplotë” dhe janë tre nivele që do të vijojnë.