“Nëse sot mbron Kosovën nga Apasievi, je në një nivel me Hashim Thaçin”

Emri i i tij është Skender dhe kur ke një të tillë heroi, herët ose vonë do ta dëshmosh se do lësh gjurmë për diçka madhështore për popullin tënd.
Skender Rexhepi- Zejdi gjithë këtë rrugëtim të tij politik me rritje dhe ulje e grumbulloi në një pikë dhe doli të jetë më shumë se një deputet, më shumë se një i zgjedhur i popullit duke u treguar të gjithëve se në një moment të caktuar, ekzistojnë vijat e kuqe përtej së cilave nuk mund të kalohet.
Nuk është vetëm çështja e një qeverie, por edhe e një rruge që shqiptarët e ndjekin prej kohësh me aleatë e miq si SHBA dhe BE. Zejdi e kuptoi këtë kurth më mirë se çdokush tjetër që hodhi firmat në atë letër interesash pushteti me protagonistë që orientimin e kanë kah Rusia. Në atë listë emri i Zejdit u shënua në numrin 56 të radhës, por pa e ditur se më lartë tij ishte një emër i urryer te shqiptarët sepse qëndrimet e tij pra Apasievit e kanë bërë të shihet i tillë dhe në fakt i tillë është, shkruan TS.

Plot helm në shpirt. E ka dëshmuar.

Zejdi nuk mbrojti vetëm orientimin pro perëndimorë por edhe Kosovën nga një politikan me ide mesjetare që e pengojnë SHBA-të Europa, Ezani, Kultura shqiptare, Gjuha.
Zejdi e kuptoi se pas këtij mashtrimi ordinerë qëndrojnë edhe politikanë shqiptarë që rijnë nëpër kabinetet maqedonase për pazare pushteti dhe jo të shqiptarëve e orientimit perëndimorë.

Sa keq do ishte sikur mos kuptohej ky kurth i përgatitur mirë me protagonistin Mickovski, Apasievin dhe më pas nga disa nga politikanët tanë që fatkeqësisht janë vëllazëruar për pushtet me antiperëndimorët.
Ai ,pra Zejdi ose Skenderi quajeni si të doni se i shkon për shtati çdo gjë atij nga ky veprim kombëtarë, të hënën në mënyrë burrërore u shfaq në publik, demaskoi politikanët mashtrues dhe i dha lavdi emrit të tij, familjes së tij dhe atyre që mbrojnë shqiptarët si dhe Kosovën njëjtë siç dikur bënte Hashim Thaçi.

Zejdi u rreshtua në një mënyrë edhe në rrugën e Hashim Thaçit për Kosovën dhe tashmë ai vend është një shtet pro perëndimorë dhe më pro amerikani i mundshëm.
Nëse sot mbron Kosovën nga Apasievi, je në një nivel me Hashim Thaçin.

Sot Zejdi e mbrojti atë që Hashim Thaçi e shpalli të pavarur Kosovën, pra Kosovën që për ne shqiptarët e Maqedonisë është më shumë se kaq, një vend i vuajtur dhe i pushtuar shumë vite nga sllavët që janë të njëjtë si Apasievët e Maqedonisë . Zejdi e mbrojti pra edhe Kosovën, atë që LEVICA nuk e njeh, që është një plagë e madhe kur ia kujton Apasievit. Ata që bënë pakt me LEVICËN nuk e kuptuan një gjë se të qenurit me të bashkë në një kupolë për interesa klanore, politike e postesh , dëmtojnë gjeneratën e ardhshme shqiptare sepse kjo është vrasëse për çdo shqiptarë.
Në fakt duhej të gjithë deputetët shqiptarë të bëhen si Zejdi sepse Kosova që nuk e do Apasievi është më e madhe se sa çmimi i një deputeti që nesër historia mund ta mallkojë dhe ta shkruaj për keq ose për mirë, vetëm varet se në cilën anë do shkosh, ku radhitesh në momente delikate.

Bëhu pra si Zejdi, dhe hyn në historinë shqiptare si një njeri që mbron Kosovën./TS/