Për 1 vit “Kodra e Diellit” me Adem Avziun duket ndryshe. Shikoni investimet(Foto)

E morri detyrën vetëm dhjetë muaj më parë dhe tani duket se shumë gjëra kanë ndryshuar rrënjësisht nën drejtimin e tij informon TetovaSot.
Në vigjilie të fillimit të sezonit dimërorë në Kodrën e Diellit njerëzit do shohin një tjetër imazh të këtij vendi magjepsës por që ka akoma shumë punë për tu bërë në të ardhmen.

“Dhjetë (10) muaj më parë, kur edhe u bë emërimi im zyrtar si Drejtor i Elem Turs, me përkushtimin më të madh u angazhova për të punuar dhe transformuar Kodrën e Diellit. Asokohe, shumë persona ishin skeptik për këtë objektiv, sidomos kur dihej që po përballesha me një mori problemesh, sidomos ato financiare! ” thotë drejtori Adem Avziun

Por, gjatë 10 muajve të fundit, Kodra e Diellit ka dëshmuar që ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm. Duke dedikuar energji dhe përkushtim të jashtëzakonshëm për ndryshim, arritëm ta shëndrrojmë në një Ski-Qendër të zhvilluar, pa cënuar asnjë gjë që reflekton Kodra e Diellit.

Investimi infrastrukturor i realizuar në Qendrën e Skijimit “Kodra e Diellit” i ka dhënë shkëlqimin e merituar Kodrës së Diellit, me një plan për zhvillim që njeh rëndësinë e qëndrueshmëris, investim ky i cili do të stimulojë rritjen e turizmit, e njëherit edhe rritjen ekonomike në vend!

Gjatë këtij 10-mujori është investuar në:
📌 riparimin e shtyllave të dëmtuara të çelikut të dyulëses “Ceripashina”
📌 rregullimin e ujërave sipërfaqësore duke i vendosur në gypa, në mënyrë që rrjedha e tyre të mos ndikojë negativisht në terrenet e skijimit
📌asfaltimi i rrugës që lidh shtigjet e skijimit me parkingun e Qendrës së Skijimit
📌 shpërndarja e rrjetit optik në të gjitha hyrjet e ski-ashensorëve, në mënyrë që leximi i ski-biletave të jetë më efikas
📌ndërtimi i pesë (5) tualeteve publike, prej të cilave 3 tualete publike te ski-ashensori “Teteks” dhe 2 tualete publike te ski-ashensori “Ge”
📌 ndërtimi i dy mini objekteve hotelierike, një objekt te ski-ashensori “Teteks” dhe një te ski-ashensori “Ge”☕️🧋
📌ratrak-kabina, vend për rekreacion 📷🌌
📌pesë (5) sportele për shitje të biletave
📌hapësirë e posaçme me rrethojë për vizitorët këmbësorë
📌shënjim i pistave të skijimit
📌info-tabela për orientim deri te shtigjet e skijimit
📌shporta për mbeturina
📌ndërtimi i shkallëve për këmbësorë për zbritje/ngjitje deri në shtigjet e skijimit
📌hapësirë e posaçme për dhënie me qera të sajave për fëmijë
📌rekonstruim dhe izolim i të gjitha objekteve ekzistuese pranë ski-ashensorëve
📌shtylla për ndriçim publik
📌shtylla për ndriçim publik prej te dyulësja “Ceripashina” deri te dyulësja “Maja e Kaltër”
📌ndriçim për skijim nate, rreth 2 km shtigje të reja për skijim nate ( përgjatë tërë shtigjeve të Aerodromit, rreth kishës, deri tek dyulësja “Maja e Kaltër”)

“Jam mirënjohës për të gjithë ata që në çdo lloj forme kanë kontribuar për t’i përkthyer idetë dhe propozimet në projekte të prekshme që rrisin maksimalisht kushtet për vizitorët e Ski-Qendrës “Kodra e Diellit”, numri i të cilëve pritet të rritet gjatë këtij sezoni ” u shpreh drejtori Avziu.TetovaSot⁷

https://video.fskp4-2.fna.fbcdn.net/v/t42.1790-2/253372322_435269661278285_5457823995459698705_n.mp4?_nc_cat=101&ccb=1-5&_nc_sid=985c63&efg=eyJ2ZW5jb2RlX3RhZyI6InN2ZV9zZCJ9&_nc_ohc=1BtVHNGLIKkAX-s-J4E&_nc_rml=0&_nc_ht=video.fskp4-2.fna&oh=bdc94603605d7041c431e9e08b54b285&oe=618A7108