Këngëtarja braziliane Marilia Mendonca ka vdekur së bashku me menaxherin dhe ndihmësin e saj kur avioni i vogël me të cilin po udhëtonin u rrëzua në shtetin Minas Gerais.
Zyra e shtypit e Mendonca-s tha në një deklaratë se producenti i saj, Henrique Ribeiro, ndihmësi Abicieli Silveira Dias Filho si dhe piloti dhe bashkë-piloti i avionit u vranë gjithashtu të premten.
Marilia Mendonca u bë e famshme si një ikonë e stilit të muzikës country braziliane “sertanejo”, duke fituar një Grammy Latin 2019 për një album në këtë kategori. Ajo kishte postuar në rrjetet sociale një video duke hipur në avion më herët të premten.