Christel e Luc Fockaert kanë fituar dëmshpërblimin €110,000 pas problemeve shëndetësore të sjellë nga ferma energjitike e erës pranë banesës së tyre.
Një gjykatë në Francë ka njohur sot “sindromën e turbinave të erës” prej një çifti që paditi për dëme shëndetësore nga zhurma dhe efektet e fermës së erës që kishin pranë vendit ku banonin.
Dëmshpërblimi i fituar nga çifti belg nga gjykatë i Toulouse është i pari i llojit të tij.
Çifti pretendonin se pësuan një seri efektesh shëndetësore si dhembje koke, pagjumësi, çregullime të zemrës, depresion, marrje mendsh dhe të përziera prej dy vitesh, duke insistuar se ishin shkaktuar nga gjashtë turbina ere të instaluara rreth 700 metra larg shtëpisë së tyre në Fontrieu në jug të Francës.
Turbinat ishin instaluar aty në 2008, por problemet shëndetësore të banorëve u shfaqën pesë vjet më vonë. Çifti Fockaerts thanë se kjo erdhi prej prerjes së një zone pyjore që gjendej mes pronës së tyre dhe turbinës më të afërt.
Ata ankoheshin gjithashtu se zhurma e turbinave ishte e njëjtë me një “lavatriçe që rrotullohej vazhdimsiht” dhe dritat e bardha që fikeshin e ndizeshin në turbinat ishin po aq të dëmshme për shëndetin e tyre.
“Ne nuk e kuptuam menjëherë, por ngadalë nisëm të mësonim se problemet vinin nga turbinat”, tha Christel Fockaert. “Çdo dy sekonda ato lëshonin drita fikjeje e ndezjeje … duhet të instalonim dritat tona jashtë për të neutralizuar efektin e tyre.”
Çifti ishin larguar nga zona në vitin 2015 dhe thanë se menjëherë problemet e tyre shëndetësore ishin zhdukur.
Doktorët nuk mund të gjenin probleme të sakta shëndetësore, por një ekspert në gjykatë tha se sindroma e turbinave të erës është identifikuar edhe më parë nga shkenca.
Të tjerë studiues thonins e efektet mund të jenë një “fenomen sociologjik” dhe se ndihmohet nga terma të venodsura për to, si ai i “sëmundjes vibro-akustike”.
Ne disa raste të tjera gjykatat në Evropë, SHBA e Kanada kanë refuzuar ankesat për turbinat duke thënë se nejrëzit mud të jenë sëmurur nga sugjerimet dhe pritshmëritë negative për to.
Çështja e çiftit Fockaerts ishte refuzuar nga gjykata në janar të vitit të kaluar, por ata apeluan dhe kësaj radhe gjyakta tha se nuk ishin marrë në konsideratë raportimet e ekspertëve.
Kompania energjitike Sasu, Margnes Energie e cila menaxhon parkun energjitik, u urdhërua të paguajë €110,000 kompensim dhe ka ndryshuar ndriçimin dhe shpejtësinë e gjashtë turbinave.
Avokatja e çiftit Alice Terrasse tha se megjithse vendimi i është i pazakontë, duhet të shërbejë si një paralajmërim për kompanitë të ngrejnë ferma energjie ere pa reflektuar për pasojat në popullatën vendase.