Juventusi nuk është i interesuar për të kthyer në Torino mesfushorin francez të Manchester Unitedm Paul Pogba.
Pogba në fund të sezonit mbetet lojtar i lirë pasi ende nuk ka arritur ndonjë marrëveshje për rinovimin e kontratës me “Djajtë e Kuq”.
Në garë për francezin mbeten Barcelona e Real Madridit, me këta të fundit që janë më të avantazhuar.
,ESPN, raporton se “Zonja e Vjetër” ka bërë prioritet mesfushorë të tjerë si Aurelien Tchuoameni bashkë me Alex Witsel, Denis Zakaria dhe Ryan Gravenberch.