Shkup – Në 10 vitet e fundit për çdo vit kemi zgjedhje. Nuk kemi nevoj për këtë. Kjo do të thotë pauzë për punët në shtet. Mendoj se nuk do të kemi zgjedhje të reja dhe tronditje. Para nesh janë çështje të rëndësishme, ndërsa shumica është e qëndrueshme.
Këtë e deklaroi shefi i diplomacisë dhe zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani për “Brinfingun e mëngjesit” i pyetur nëse është e mundur të vihet në pikëpyetje shumica në Kuvend duke pasur parasysh rezultatet e zgjedhjeve lokale.
Në lidhje me deklaratën e liderit të BDI-së Ali Ahmeti se e radhës është presidenti shqiptarë në vend, Osmani thotë se Ahmeti nuk është kuptuar mirë, shkruan Koha.mk
“Ahmeti fliste për barazinë si parim, se asnjë njeri nuk mund të përjashtohet. Ai i sqaroi ata punë si ndryshim në mënyrën e sjelljes. Ajo që ishte në vitet e ’90 si agjendë liberale tani është agjendë e gjelbërt. Ne jemi përshtatur kohës së re. Së pari, agjendën e gjelbërt e kuptojmë si mënyrë e re e jetesës dhe vetëm e ekologjisë. Bëjmë strategji për më tutje përmes zgjidhjeve praktike në këtë drejtim”, thotë Osmani.
Ai vlerëson se BDI-ja ka arritur rezultat të shkëlqyeshëm në zgjedhje sepse, siç thekson, kanë fituar 130.000 vota që është më shumë se në vitin 2017 kur kishin 89.000.
“Gjithmonë kur BDI-ja është pjesë e procesit të organizmit të zgjedhjeve, punët ecin me rregull. Kemi kontribut që zgjedhjet po vijojnë në proces normal. Mendoj që BDI-ja ka arritur rezultat të shkëlqyeshëm. I ka rritur votat që nga viti 2017. Nëse numërohen këshillat dhe kryetarët për komuna kemi 130.000 vota, ndërsa kishim 89.000. BDI-ja tregon qëndrueshmëri në lidhje me mbështetjen e qytetarëve. Kemi tre kryetarë të zgjedhur me përparësi bindëse. Me përparësi shkojmë në rrethin e dytë pothuajse në të gjitha komunat”, vlerëson Osmani.
Në lidhje me ankesat e dorëzuara për procesin zgjedhor në Gostivar ku ka tepricë të fletëvotimeve dhe mund të ndryshoj gjendjen e jehonës, Osmani thotë se e respekton vendimin e KSHZ-së.
“Kemi besim në procesin. Kemi rezultate të shkëlqyeshme dhe rritje të votuesve në Gostivar. Fushata ishte e shkëlqyeshme dhe konsideroj se kemi gjasa në rrethin e dytë”, thotë Osmani.
I pyetur sesi vijojnë negociatat me LSDM-në për mbështetjen eventuale në lidhje me Tetovën ku BDI-ja në rreth të dytë hynë me BESA-në e cila është edhe partnerë qeveritar, si dhe në lidhje me Çairin. Osmani tha se parazgjedhjeve janë dakorduar se vetë do të hyjnë në zgjedhje dhe do u lanë qytetarëve të vendosin.
“Votuesit nuk mund të orientohen nga partitë në shkallë të madhe. Votuesit janë të empacipuar në Tetovë. Për këtë edhe kemi kryetare të komunës në Tetovë. Aleanca kishte kandidat të keq, ndërsa qytetarët e dinë, tani gjithçka ka të bëj me kandidatin dhe presim që Arifi të fitoj. Po, jemi në bisedime me LSDM-në, por para zgjedhjeve jemi dakorduar se vetë do të shkojmë në zgjedhje dhe do të lëmë që qytetarët të vendosin”, thotë Osmani.
Në lidhje me gjendjen në Shkup, Osmani konsideron se në kryeqytet kanë rezultat të mrekullueshëm me mbi 26.000 vota.
“Nëse i shihni numrat në vendvotimet, e vëreni se aq sa kemi ne vota aq ka edhe Shilegovi. Mendoj se rrethi i dytë nuk është vazhdimësi e rrethit të parë por fillohet nga zero. Atëherë qytetarët duhet të mendojnë për cilin do të votojnë se janë vetëm dy kandidatë, ndërsa jo 12. Mendoj se ekziston mundësi në Shkup dhe të dy kandidatët të fitojnë, por do të vendosin shkupjanët. Në Çair për 300 vota nuk fituan në rreth të parë, ndërsa edhe në Haraçinë presim fitore sepse kemi kandidat të shkëlqyeshëm”, deklaroi Osmani.