Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përfaqësuar Kosovën në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, e cila ka kërkuar që Serbia të kuptojë realitetin që Kosova është shtet i pavarur dhe se një e gjë e tillë nuk ka kthim prapa.
Presidentja Osmani ka thënë se ish-ministrat e Millosheviqit po qeverisin në Serbi dhe kanë qëllimet e njëjta vetëm strategjinë e kanë ndryshuar.
Në lidhje me këtë përfaqësim të Osmanit, përmes një shkrimi në facebok ka reaguar analisti nga Amerika, Ramzan Bekteshi.
Ai tha që Osmani i dha leksion hasmit duke sjellur stuhi në Këshillin e Sigurimit, përjcell “Bota sot”.
Bekteshi shtoi se presidentja shpalosi krimet në mënyrë grafike duke shkëlqyer në tempullin e botës.
Shkrimi i plotë
Stuhi në KS-OKB.
Presidentja i dha leksion hasmit, shpalosi krimet në mënyrë grafike, Republika shkëlqeu në tempullin e botës!