Conor McGregor, kampioni i MMA, prej disa ditësh është në Romë së bashku me familjen e tij, me të cilët vizitoi bukuritë e kryeqytetit italian dhe dyqane të ndryshme.
Gjatë qëndrimit të tij në kryeqytetin italian, McGregor gjeti kohë për t’u takuar edhe me Jose Mourinho.
“Respekt për këtë njeri. Legjendë,” shkroi McGregor në një Story në Instagram dhe më pas postoi një fotografi të tyre duke shijuar uiski.
Takimi përfundoi me një dhuratë, me Mourinho-n që i dha irlandezit një fanellë të Romës me emrin e Conor dhe numrin 10 mbi shpinë.
“Po, është ai! Po, Conor McGregor i madh është në Romë dhe ishte një kënaqësi e madhe ta takoja, të na tregonte histori dhe t’i jepja fanellën më të bukur në qytetit, atë të Romës. Është e pamundur t’i thuash jo Conorit, më duhej të provoja uiskin. Legjendë! “, u përgjigj portugezi në rrjetet sociale.