21 të vdekur dhe 395 raste të reja me Covid-19, njëri nga viktimat 22 vjeç

Maqedonia e Veriut sot ka regjistruar edhe 395 raste të reja me korona virus, nga 3 595 testimet e bëra. Ministria e Shëndetësisë informoi se, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 21 viktima, ndërsa janë shëruar 245 pacientë.

Në Shkup ndërruan jetë gjashtë persona (85, 85, 80, 75, 72 dhe 68v), dy në Veles (71 dhe 66v), një nga Manastiri (22), Makedonski Brod (75v), Radovish (67v), Kumanovë (90v) dhe Strumicë (66v). Ministria sqaroi që janë regjistruar shtatë persona që kanë ndërruar jetë nga 5 shtatori deri më 10 tetor: tre nga Shkupi, dy nga Tetova, një nga Kriva Pallanka dhe Prilepi.

Rastet e reja:

Shkup – 177,
Kumanovë – 35,
Veles – 31,
Shtip – 21,
Kavadarci – 19,
Prilep – 17,
Ohër 12
Koçan – 12,
Manastir – 11,
Strumica – 10,
Gjevgjeli – 7,
Tetovë – 6,
Kërçovë – 5,
Kratova – 4,
Gostivar, 3
Sveti Nikolla, 3
Radovish, 3
Resnja, 3
Kriva Pallanka, 3
Valandova 3
Bogdanci – 3,
Probishtip – 2,
Struga, 1
Krusheva, 1
Demir Hisar, 1
Makedonska Kamenica 1
Dojran – 1
Pacientët e shëruar:

Shkup – 121,
Velesi – 22,
Kumanova – 21,
Shtipi – 15,
Kavadari – 10,
Strumica – 8,
Prilep – 7,
Koçani – 5,
Manastiri, 4
Dibra 4
Vinica – 4,
Tetova 3
Kërçovë – 3,
Gjevgjeli, 2
Kratova, 2
Radovish, 2
Resnjë, 2
Bogdanci 2
Probistip – 2,
Ohri, 1
Gostivari, 1
Kriva Pallanka, 1
Negotina, 1
Delçeva 1
Makedonski Brod – 1
Numri i përgjithshëm i të diagnistifikuarve me korona virus, që nga fillimi i pandemisë, ka shkuar në 196 726 , 183 027 pacientë janë shëruar, 6 922 kanë ndërruar jetë, ndërsa momentalisht ka 6 813 raste aktive. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 1.339.824 testime për korona virus.