Është e vërtetë se ka presion inflacionist, thotë guvernatorja e Bankës Popullore të Maqedonisë, Anita Angelloska-Bezhoska, por ato presione shkaktohen nga faktorë të jashtëm, thotë ajo.
Guvernatorja e bëri këtë deklaratë në Samitin e Ballkanit Perëndimor të organizuar nga The Economist në Shkup.
“Është e vërtetë që ka presione inflacioniste, por ato janë në anën e ofertës dhe janë shkaktuar nga faktorë të jashtëm, të tillë si çmimet e energjisë dhe lëndëve të para, dhe nuk janë shkaktuar nga konsumi i brendshëm, i cili është ende në nivelet e para krizës në vend”, theksoi guvernatorja.
Sipas saj, norma e inflacionit që BPRM kishte parashikuar për këtë vit sigurisht që do të rishikohet lart, por rritja nuk do të jetë dramatike.
“BPRM është në proces të rishikimit të atij treguesi, por sigurisht që nuk do të jetë një rritje dramatike e normës”, tha guvernatorja. Ajo gjithashtu theksoi se pagat po rriten, por që rritja e pagave duhet të shoqërohet me rritjen e produktivitetit.
Sipas Angellovska-Bezhoska, konsumi në vend është ende në nivelet e para krizës, siç tregohet nga të dhënat. Ky është një argument tjetër se inflacioni nuk stimulohet nga konsumi, por nga faktorë të jashtëm.
Ministri i Financave Fatmir Besimi tha se MF bashkëpunojnë me BPRM, dhe se bashkëpunimi mes këtyre institucioneve është vendimtar. Ai theksoi se tani fondet nga eurobondi prej 700 milionë eurosh të marra nga vendi po shpenzohen, dhe fondet do të sigurohen nga tregu i brendshëm, por edhe në mënyra të tjera, për të financuar borxhin shtetëror. Ai gjithashtu theksoi se projektet nga emigrantët në vend do të përdoren.