Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, është takuar me zëvendëskryeministrin e Malit të zi, Dritan Abazoviç, në Shkup të Maqedonisë Veriore në kuadër të Samitit të vendeve të Ball kanit Perëndimor. Kurti me anë të një postimi në Twitter shkruan se takimin me Abazoviç ka folur për agjendat e reformave si dhe angazhimin drejt integrimit në BE dhe luftën ndaj korrupsionit.
“Pas diskutimeve panel në Samitin e Ballkanit Perendimor nga The Economist në Shkup u takova me zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazovic. Ne diskutuam agjendat tona të reformës dhe angazhimin tonë të palëkundur për integrimin në BE, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.”, shkroi Kurti.
Kurti po ashtu bëri të ditur se është takuar edhe me ish-Ministrin e Jashtëm gjerman, Joschka Fischer, ish-Ministrin e Financave të Holandës dhe njëherësh Udhëheqësin e Bordit të Sigurisë Holandeze, Joroen Dijsselbloem, si dhe kryetaren e The Economist për eventet në Evropën Juglindore Nectaria Passarivakis.
“Gjithashtu u takova me ish-MPJ të Gjermanisë – Joschka Fischer, ish -Ministër i Financave të Holandës dhe Kryetarin e Bordit të Sigurisë Hollandeze – Jeroen Dijsselbloem dhe Nectaria Passarivakis – CEO i The Economist SE Europe Events.”, shkroi Kurti.