Ismet Sulejmani
Platforma e blertë e BDI-së, partisë së Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti, është platforma e kristaltë dhe puro klasike origjinale shqiptare!
Natyra shqiptare nën udhëheqjen e Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti, do të bëhet ashtu sikur ishte në kohën e paraluftës së qendresës titanike dhe heroike të Skenderbeut!
Do të bulëzojë kudo natyra e blertë!
Do të bëhet e qartë për të gjithë se Maqedonia e Veriut, me kontributin total të popullit shqiptar do të jetë një nga shtetet model, ku do të shihet qartë, epërsia e madhe e jetës së pastër dhe të pasur natyrale!
Që moti është thënë se pastërtia është gjysma e shëndetit , ndërkaq kjo formulë e madhe e njerëzimit do të arrihet të bëhet realitet në kohë moderne!
Vota për Ali Ahmetin është jo vetëm votë për pastërti, por është edhe votë për fuqi njerëzore e kombëtare, votë për Ameriken, për NATO-n e për Europën në Maqedoninë e Veriut!
Jetës së lirë e të barabartë kombëtare e politike shqiptare të fituar me luftë e gjak të UÇK-së, i bashkohet edhe jeta e re që do të fillojë e mbuluar me të blertën e famshme, që do të jetë vijë kufiri në mes të vjetrës dhe të resë, në mes të blertës dhe të kaluarës së etur për ujë e për ujitje të ardhmës së shëndoshë dhe të begatë!
Aleati çlirimtar i popullit shqiptar SHBA, te Ali Ahmeti dhe partia e Tij BDI, koha e ka dëshmuar se sheh modelin e ri të Udhëheqesit që din se çfarë duhet bërë dhe ku duhet shkuar!
Fitorja e radhës e BDI-së, do të jetë jo vetëm për shqiptarët fitore, por edhe disfatë për armiqtë, sepse te BDI është UÇK, e te Ali Ahmeti është Kryekomandanti e arkitekti i ri, që të ardhmen e shohin jo vetëm të lirë e të barabartë, por edhe të lulëzuar e të bleruar, ashtu sikur e donte Naim Frashëri madh Shqipërinë, Nanën tonë!
Shqiptarët janë me fat që e kanë në ballë të popullit shqiptar Ali Ahmetin, që prinë me urtësi e largëpamësi, që kërkon dhe krijon unitet dhe dinjitet për popullin dhe Adheun e Kombin e Tij!
Kush voton për të blertën dhe jetën, voton për të vërtetën, dhe e treta jo vetëm është e vërteta, por edhe udhehiqet nga i Vërteti Ali Ahmeti!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 14 Tetor 2021!