Deontay Wilder nuk do të pensionohet nga boksi pasi humbi për herë të dytë nga Tyson Fury, thotë trajneri kryesor i amerikanit, Malik Scott.
Wilder, 35 vjeç, u nokautua në raundin e 11-të nga Fury në një meç të jashtëzakonsëhm për titull bote WBC në Las Vegas të shtunën.
“Deontay nuk ka pse të luftojë për të siguruar jetesën”, tha Scott për iFL TV.
“Por pensionimi nuk është aspak në planet e tij dhe nuk është diçka që ne kemi diskutuar.”
Wilder dhe Fury kundërshtuan një barazim të diskutueshëm në dhjetor 2018 para se britaniku të fitonte rimeçin në shkurt 2020 kur trajneri i atëhershëm i Wilder-it Mark Breland hodhi peshqirin në ring në raundin e shtatë.
Ky veprim e zemëroi Wilder aq shumë saqë ai shkarkoi Breland dhe e zëvendësoi atë me Scott, një boksier që ai e kishte mposhtur në vitin 2014.
Në përleshjen e tretë Fury -Wilder, të dy u rrëzuan – Fury dy herë në të katërtin dhe Wilder në raundin e tretë dhe të 10-të para nokautit në raundin e 11-të.