Aktorja tha se regjisori Almodovar ishte arsyeja pse ajo vendosi të bëhej aktore
Regjisori spanjoll Pedro Almodovar u kthye në Festivalin e Filmit në Nju Jork për të sjellë filmin e tij të ri “Parallel Mothers” me aktoren Penelope Cruz.
Filmi ka në qendër të vëmendjes dhjetëra mijëra njerëz të zhdukur gjatë luftës civile dhe diktaturës së gjeneralit Franciso Frankos i cili e drejtoi Spanjën me një regjim ushtarak diktatorial për rreth 50 vite.
Filmi është një reflektim mbi amësinë dhe rëndësinë e lidhjeve familjare. Por ai gjithashtu flet në një kapitull të dhimbshëm të historisë spanjolle ku më shumë se 100,000 viktima të sundimit autoritar mbeten të varrosura në varre masive të shpërndara në të gjithë Spanjën.
Në tapetin e kuq, regjisori tha se ishte i kënaqur që audienca amerikane po e pëlqente filmin. Ai foli edhe për marrëdhënien me aktoren.
“Penelope është si pjesë e familjes sime. Ne investojmë aq shumë duke punuar së bashku”.
Me shume vlerësim dhe admirim ka folur po ashtu edhe aktorja e njohur për 72-vjeçarin.
“Kanë kaluar 30 vite që kur e kam takuar atë, dhe 25 vite që punojmë së bashku, dhe shpresoj që të kemi akoma edhe më shumë. Ai është vërtet i veçantë. Unë u rrita duke parë filmat e tij, ai ishte arsyeja që u përpoqa të shkoja në një shkollë teatri dhe të mund të punoja për të”, thotë ajo.
Cruz luan Janis, një grua beqare afër të dyzetave e cila papritur mbetet shtatzënë, ashtu si adoleshentja Ana, e luajtur nga Smith, të cilën Janis e takon në spital ditën kur secila do të lindë.
Jetët e tyre ndërthuren gjithnjë e më shumë kur burri që Janis kishte një lidhje me të kërkonte një test atësie, ndërsa ajo gjithashtu kërkon ndihmë për të zhvarrosur trupin e stërgjyshit të saj, të vrarë nga forcat e Frankos.
Klan News
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- VLEN: Sikurse në anketa edhe në zgjedhjet lokale do të prijmë para partisë “non grata”
- Dalin pamjet e frikshme nga aksidenti tragjik në aksin Librazhd-Prrenjas ku humbi jetën 31-vjeçari, identifikohet viktima (EMRI)
- ISHP: Qytetarët të mos e pinë ujin menjëherë pas lëshimit të tij në rrjetin e ujësjellësit
- Ankohet në polici se në murin e muzeut në Mitrovicë ka grafite me katër S serbe
- BDI: Cilët oligarkë po i mbron qeveria duke bllokuar ligjin për masat restriktive?
- Zjarr në kuzhinën e një objekti hotelierik në fshatin Koritë të Gostivarit
- Prishtinë, një grua raporton se ia kanë rrëmbyer djalin për 300 euro
- VLEN: Artan mos e mbaj fajin i vetmuar, kthehu te kryetari ta jep ndonje “amin” tjeter!
- Sulmi në Magdeburg, Ambasada e Kosovës publikon numrin kontaktues për kosovarët që kanë nevojë për ndihmë
- Punime në tubacionin F-1600, shumë lagje të Shkupit ende pa ujë