“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar për RTS në lidhje me dialogun me Kosovën, se Serbia po kërkon një kompromis, se “herë pas here këtë po e bën edhe BE”, por që ai nuk beson se shqiptarët në Kosovë janë të gatshëm për kompromis.Kur bëhet fjalë për vazhdimin e dialogut me Kosovën dhe bisedimet me Albin Kurtin, Vuçiq ka thënë se puna e tij është të flasë me të gjithë.
“Ne deri para do kohe patëm bisedime të mira. Thelbi është se Shtetet e Bashkuara po kërkojnë njohje të ndërsjellë, ndërsa BE po kërkon normalizim të plotë, ne jemi për kompromis dhe nuk jam i sigurt se shqiptarët janë të gatshëm për kompromis. Për shqiptarët, kompromisi i tyre është që Kosova ta njohë Serbinë, sikur ne plasëm për këtë”.
Kur bëhet fjalë për marrëveshjet e Brukselit dhe Uashingtonit, presidenti i Serbisë thotë se “Asociacioni duhet të përmbushet pa kushte të tjera, që është detyrimi evropian që nga prilli 2013”.
“Kur bëhet fjalë për marrëveshjen e Uashingtonit, “Open Ballkan” është obligimi i tyre, qasja e barabartë në burimet e Ujmanit, para se gjithash në energjinë elektrike, dhe kjo është pjesë e marrëveshjes. Unë nuk mendoj se shqiptarët kanë në plan të përmbushin diçka, por ata e kanë vënë veten në një pozicion të pamundur dhe e kanë bërë më të lehtë për ata në Serbi që besojnë në status quo”, ka pretenduar Vuçiq.I pyetur nëse është më vështirë për Serbinë me Biden në krye të SHBA, ai është përgjigjur: “po, megjithëse e vlerësoj shumë Biden-in”.
“Pozicioni ynë është i vështirë me Biden-in. Unë e vlerësoj atë, ai është një politikan i jashtëzakonshëm, por është i vështirë për ne. Kur bëhet fjalë për largimin e Angela Merkel-it, kjo sigurisht do të sjellë paqëndrueshmëri edhe më të madhe në Evropë”- tha ai.