Mister shkaqet, gjendet i pajetë çobani në Vlorë

    

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë.

Një person është gjetur i pajetë ditën e sotme në fshatin Hysoverdh në zonën e Kotës, në Bashkinë e Selenicës.

Çobani është gjetur pa shenja jete në një parcelë toke. Dyshohet se 64-vjeçari mund të ketë ndërruar jetë pasi ka pasur probleme me zemrën.

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë parë trupin e pajetë, dhe më pas kanë njoftuar policinë dhe grupin hetimor. /albeu.com/