Lëvizja Besa sonte shpalosi ofertën e saj para banorëve të Reçicës së Madhe dhe të Vogël, këto dy vendbanime llogariten bastionet më të fuqishme të këtij subjekti politik.
Në një atmosferë impozante, bartësi i listës për këshilltarë në Komunën e Tetovës, Besar Durmishi të pranishmëve ju drejtua me fjalën se Lëvizja Besa është i vetmi subjekt politik që do të sjellë ndryshimin e shumëpritur nga tetovarët, duke shtuar se nëse nuk e bëjmë tani këtë ndryshim atëherë koha do të na hakmerret.
Ndërkaq kreu i Lëvizjes Besa, njëherit edhe kandidat për kryetar të Komunës së Tetovës, në fjalimin e tij para qytetarëve tha se ata që më së shumti e duan ndryshimin me gjith shpirt janë pikërisht aktivistët e Lëvizjes Besa dhe banorët e Reçicës së Vogël e të Madhe, duke shtuar se dita ditës Lëvizja BESA po pasurohet me njerëz të rinjë nga sektori civil, sektori i biznesit, shëndetësisë, arsimit etj.
“Në këtë fushatë vërejmë se struktura e Lëvizjes BESA pasurohet për çdo ditë me njerëz të ndryshëm nga sektori civil, sektori i biznesit, shëndetësisë, arsimit etj. Programit tonë i bashkangjiten djem të rinj e vajza të reja, pensionist e punëtor, i bashkangjiten njerëz që veprojnë në të gjitha sferat. Kjo ndodh sepse ne kemi programin më gjithpërfshirës, programi jonë ka zgjidhje konkrete për të gjitha problemet që i ka Tetova”, ka thënë Kasami.
Gjatë zbërthimit të programës, kreu i Lëvizjes Besa ka thënë se me ardhjen Lëvizjes Besa në pushtetin qendror menjëherë kanë filluar të ndjehet ndryshimi për të mirë. qytetarët po frymojnë më lirshëm, duke shtuar edhe ndryshimet që ka sjellë ministri i bujqësisë, Arjanit Hoxha dhe ekipi i tij, i cili edhe përkundër vështirësive të mëdha, ka bërë dhe po bën gjithçka që bujqit e Pollogut të kenë ndihmën e merituar.
“Zhvillimi ekonomik në komunën tonë në një masë të madhe varet nga zhvillimi i disa sektorëve konkret. Ndër ta, sektor mjaft i rëndësishëm është bujqësia. E dijmë se Tetova ka qenë ndër furnizuesit kryesorë me produkte bujqësore në ish-Jugosllavi. Populli i Tetovës ka qenë dhe vazhdon të jetë populli më punëtor që mirëqenjen e vet e ka siguruar me djersën e ballit. Megjithatë, kemi qenë dëshmitar që sektorin e bujqësisë investimet e shtetit për shumë kohë kanë munguar. Me ardhjen tonë në Qeveri filluan edhe ndryshimet. Ministri Arjanit Hoxha dhe ekipi i tij, edhe përkundër vështirësive, bën gjithçka që bujqëve të Pollogut tu viet në ndihmë dhe tu krijohen kushte për zhvillim të mirëfilltë të aktivitetit të tyre. Nga hapja e kanalit të ri të ujitjes Raven-Reçicë, pastrimi i kanalit Radiovcë-Tearcë, masat e ndryshme të programit IPARD, ndërtimi i rrugëve që lidhin fshatrat dhe fushat, si dhe subvencionimi dhe stimulimi nga programet Bujk i ri, Gruaja rurale dhe programet e tjera, do të krijojmë kushte më të mira për bujqët. Komuna do të jetë dispozicion të këtij sektori, për të stimuluar bujqët që të avancojnë veprimtarinë e tyre, jo vetëm në prodhim por edhe në drejtim të përpunimit të produkteve bujqësore dhe krijimin e kushteve për të qenë konkurent në tregun vendor dhe atë të jashtëm”, ka thënë Kasami.
Poashtu, Kasami para banorëve të këtyre vendbanimeve të Tetovës ka zbuluar edhe një projekt të shumëpritur për ta.
“Para disa ditëve në Teteks 1 e thash se sa herë vizitoj bastionet e Lëvizjes BESA vijnë edhe lajmet e mira. Bashkë me ministrin Arjanit Hoxha sot, me iniciativë të tyre, na vizituan disa investitorë. Ata shprehën gadishmëri që menjëherë të fillojnë një investim në Tetovë. Bëhet fjalë për një fabrikë për përpunimin perimeve, më saktë përpunimin e patateve, respektivisht prodhimin e pomfritit dhe chipsit. Investitori i ri do të hap 60 vende të reja pune. Bashkë ram dakord se Reçica është vendi më ideal për këtë investim. Por më e mirë e gjithë kësaj pune është se ata do të kontraktojnë bujqit për blerje të patates para kohe. Bujqit e Reçicës prej këtij viti do të kultivojnë prodhimet e tyre të cilat do të kenë shitjen e kontraktuar paraprakisht. Në ditët në vijim do ta prezantojmë projektin konkret para jush”, ka thënë ai.
Gjithashtu kreu i Lëvizjes Besa në këtë tubim qendror për herë të parë ka shpalosur edhe ofertën e tij edhe për listën për këshilltar nga sektori civil “Më mirë për Tetovën”, duke ua ofruar edhe postin e jetë Zëvendëskryetarit të Komunës së Tetovës, gjë që dëshmoi edhe njëherë që si kyetar i ardhshëm i Tetovës do të jetë kooperues i sinqertë me të gjithë duke përfshirë këtu edhe sektorin civil.
“Jemi mësuar që për çdo vit në Tetovë të kemi probleme të ndryshme, dhe për ato probleme të protestojmë bashkë me sektorin civil. Unë i përshëndes organizatat joqeveritare nga Tetova, të cilat si në asnjë qytet tjetër kanë qenë shumë aktive dhe kanë ngritur zërin për çdo shqetësim të qytetarëve. Gjithashtu përshëndes organizimin e tyre që të dalin në zgjedhje me listë për këshilltarë të emëruar “Më mirë për Tetovën”. Shqetësimet që ata ngrejnë janë edhe shqetësimet tona. Sonte para jush shpalos propozimin tim të parë pas zgjedhjeve. Në momentin që do të zgjidhem kryetar i Komunës së Tetovës, do ti propozoj Listës “Më mirë për Tetovën” që të zgjedhin këshilltarin e tyre i cili do të jetë Zëvendëskryetar i Komunës së Tetovës. Të gjith ata që e duan Tetovën duhet të jenë bashkë”, ka thënë Kasami, duke përfunduar:
“Sonte kisha paraparë një mesazh për qytetarët e Tetovës. Ju më lat pa fjalë, Reçica e dha mesazhin jo për qytetarët e Tetovës por për oponentët tanë. Uragani i Lëvizjes BESA nuk ndalet. Nëse sonte nuk e keni dëgjuar mesazhin, atë do ta kuptoni më 17 tetor!”