Drejtori sportiv i Inter, Giuseppe Marotta ka dhënë një intervistë për ‘Gazzetta’, duke folur për çështje të ndryshme.
Italiani ka theksuar mos-nënshkrimi me Haaland është një nga keqardhjet e tij më të mëdha.
“Një nga keqardhjet e mia më të mëdha ishte mos-marrëveshja me Haaland”, theksoi ai.
“Unë isha ‘CEO’ i Juventusit dhe ne patëm rastin ta nënshkruanim për 2 milionë euro nga Molde, ishte afër. Tani është e pamundur të shihet Haaland në Serie A – nuk ka asnjë shans që klubet italiane të nënshkruajnë me të verën e ardhshme”, është shprehur 64-vjeçari.
Italiani ka konfirmuar se Nicolo Barella është afër që të zgjasë kontratën e tij me Interin pasi bisedimet kanë përparuar, gjersa Lautaro tashmë duket e kryer ku mungon vetëm zyrtarizimi.