Partia Demokratike është pozicionuar kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Pak orë pas kryeministrit Edi Rama, lideri i opozitës Lulzim Basha ka deklaruar se rivali politik po përpiqet të mashtrojë qytetarët, për t’i bërë të mendojnë se rritja e çmimit është e pashmangshme. Sipas Bashës, nuk ka krizë energjie, por ka krizë korrupsioni të qeverisë, duke e ilustruar këtë argument me tre tenderat e fundit të energjisë.
“Për të tre këto tendera, diferenca është rreth 10 milionë euro. Siç e thashë edhe dje në Parlament nuk ka thatësirë, por ka një bollëk për Edi Ramën dhe hajdutët e KESH-it dhe OSHEE-së prej 10 milionë euro të pajustifikuara midis çmimit të tregut dhe sa e kane blerë këta. Për të njëjtën sasi energjie me çmimin e bursës ndërkombëtare do paguheshin 29 milionë euro, janë paguar 39 milionë euro.”
Basha nuk ka lene jashte vemendjes edhe rritjen e çmimit te naftes duke paralajmeruar padi ne SPAK.
“Si ka mundësi, 1/3 e karburantit hyn kontrabandë, të mos paguajë as taksë, as akcizë. Dhe në funksion të kësaj që po bëjmë sot që është pjesë e detyrës sonë por jo gjithë detyra jonë, po ju njoftoj se që prej ditës së djeshme Partia Demokratike ka nisur hartimin e një kallëzimi penal të cilin do ta depozitojë në SPAK, me shpresën, urimin dhe lutjen që të mos përfundojë as tek dhoma e pluhurave, as tek salloni i korrupsionit dhe as tek “frigoriferi i vonesave”.
Kryetari i PD, Basha ka replikuar ne distance me kryeministrin Rama, duke e akuzuar ate si misherimin e firmave piramidale ne Shqiperi.
“Sudja ishte një person që i merrte lekët njerëzve dhe i mbante për vete. Kush është Sudja? Kush është plani i Sudes këto 8 vite? Sudja ka prerë flokët, ka lënë mjekër dhe quhet Edi Rama.”
Por edhe pse foli gjate per krizen energjitike, Basha refuzoi te flase per krizen në Partinë Demokratike, e cila tashme eshte e percare pasi Sali Berisha ka nisur nje levizje per shkarkimin e tij.
“Me gjithë respektin ndaj jush dhe çdo media, kam vendosur që, që sot, të mos lejoj asnjë padron tuajin, që të marrë peng këtë diskutim jetik për shqiptarët, me çfarëdo teme tjetër, që e kemi diskutuar më parë dhe do e diskutojmë përsëri më vonë.”
Por pavaresisht se refuzoi te pergjigjet per aksionin e Sali Berishes, Basha nuk tregoi te njejtin kujdes ndaj sondazheve qe e nxjerrin Berishen si kryetarin e preferuar te demokrateve, duke sulmuar ashper median qe publikoi kete sondazh.
“Dikush tjetër mund të marrë para për të paguar fake polls, sondazhe fallco, si ato në Austri, që fatkeqësisht janë zbuluar. Kjo është kapja e shtetit. Është ndërthurja e interesave kriminale, oligarkike dhe depërtimi në ekrane dhe në media të cilat paguhen me paratë e korrupsionit për t’i shërbyer shtetit të korrupsionit. Pa diskutim, kjo nuk është përgjegjësia e askujt prej jush këtu, por për budallenj nuk bëjnë dot as Partinë Demokratike, as shqiptarët, as demokratët, pa diskutim as mua.”
Prej 9 shtatorit, kur vendosi te perjashtoje Berishen nga Partia Demokratike; Lulzim Basha ka folur pak per paraardhesin e tij ne krah te te cilit jane rreshtuar te pakten 10 deputete, anetare kryesie, anetare te keshillit kombetar e nje pjese e demokrateve.