Departamenti Amerikan Shtetit publikon listën e te gjithë personave te cilave ju është refuzuar viza nga SHBA gjatë vitit 2021.
Të gjithë personat dhe anëtarët e familjes të tyre për të cilët Sekretari Amerikan i Shtetit ka informacion të besueshëm se janë përfshirë, drejtpërdrejt ose tërthorazi, në korrupsion, i janë dërguar Kongresit Amerikan.
Në listë është publikuar edhe emri i Sali Berishës dhe familjarëve të tij, Liri Berisha dhe dy fëmijëve Shkëlzen dhe Argita Berisha. Njoftimi është publikuar në faqen e DASH , së bashku me emrat e personave të tjerë të shpallur “non grata” në botë, të cilët akuzohen për korrupsion dhe shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.
Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken bëri me dije më 19 maj se ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij janë futur në listën e zezë nga SHBA.