Maqedonia e Veriut më 11 tetor do të përballet me ekipin e Gjermanisë në Shkup, ndërsa biletat për këtë ndeshje tashmë janë shitur, duke llogaritur që në shfrytëzim do të jetë vetëm gjysma e kapacitetit të stadiumit.
“Biletat për ndeshjen Maqedoni – Gjermani nga kualifikimet për Kampionatin Botëror 2022 janë shitur. Ndeshja do të luhet më 11 tetor në Arenën Nacionale “Todor Proeski” në Shkup, raportojnë nga Federata e Futbollit në Maqedoni (FFM).
Duke llogaritur që stadiumi për shkak protokolleve shëndetësore do të jetë në gjysmë, nga Federata kërkojnë që tifozët të respektojnë protokollet tjera shëndetësore, si certifikata e vaksinimit, marrja e njërës dozë të vaksinës ose dokument që është kaluar virusi brenda 45 ditëve.
Paraprakisht Maqedonia e Veriut nesër do të luajë si mysafir kundër ekipit të Lihtenshtajnit në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2022.