Kryetari i Prijedorit të Bosnje e Hercegovinës, Dalibor Pavloviq ka dhënë dorëheqje pasi u publikuan disa fotografi të tij të çuditshme ku ai merrte pilula dhe villte, shkruan Index.hr.
Fotografitë, të publikuara nga gazetari Sllobodan Vaskoviq, shkaktuan një stuhi në Republikën Srpska.
Pavloviq bëri fotografi me pilula në gojë. Ai më pas përdori selfie për të dokumentuar sesi përkulet mbi tasin e tualetit, dhe më pas sesi shtrihet pranë tij.
Për shkak të gjithë kësaj, presidenti i Republika Srpaskas, Millorad Dodik, i bëri thirrje që të japë dorëheqje.
Sot u mbajt një seancë e Bordit të qytetit të Prijedorit, në të cilën kryetari Dalibor Pavloviq nuk mori pjesë, por njoftoi dorëheqjen e tij me shkrim, transmeton Gazeta Express
“Si mbajtës i një posti publik dhe njeriu i parë i qytetit të Prijedorit, unë kam përgjegjësi për t’i informuar bashkëqytetarët e mi dhe publikun e gjerë për punën që bëj, si dhe për jetën time private nëse ndikon në mirëqenien e komuniteti të cilit i shërbej. Fyerjet, nënçmimet, të cilat janë shfaqur në disa media ditët e fundit, mund ta trondisin marrëdhënien e besimit që kam ndërtuar me qytetarët e Prijedorit që nga marrja e detyrës, njoftoj publikun se pranoj propozimin e presidentit Milorad Dodik”, tha Pavloviq.
богами једна од јачих ствари ове године pic.twitter.com/VZXWLmpDkl
— Видуран (@otisaovratiose) October 4, 2021