Po vazhdojnë punimet te kryqezimi “Momin Potok”, me saktesisht te pjesa që lidhë rrugën e plastikave dhe rrugen kryesore ne lagjen Vizbeg.
Ky kryqëzim dhe kjo pjesë e qytetit njihet me ngulfatjen e dukshme në aspekt të komunikacionit por dhe për pasigurinë që kjo rrugë u ofron këmbësorëve dhe çiklistëve që përdorin këtë rrugë. Këtu qarkullojnë përafërshisht nga 25.000 deri në 30.000 automjete në ditë, dhe kjo rrugë lidhë plot pesë komuna. Atë të Çairit, Karposhit, Butelit, Qendres dhe Shuto Orizares.
Kjo vetëm tregon peshë të veçantë që do të jep rregullimi i kësaj pjese të qytetit, sidomos duke marre parasysh faktin se kjo do të mundëson zhvillimin e qytetit në pjesën Vriore të tij, pjesë kjo që me vite është lënë pas dore dhe nevoja për projekte të tilla është më se e nevojshme.
Shkupi po ndryshon, si në njërën ashtu edhe në tjetrën anë.