Edhe pse Kosova prej vitesh ka fituar pavarësinë e saj, skandalet që e bëjnë atë ende pjesë të Serbisë ka qenë permanente.
Ditën e sotme UEFA ka publikuar logon e EURO 2024 që do të zhvillohet në Gjermani, e gjatë prezantimit Kosova shihet si pjesë e Serbisë.
Në hartën e vendosur nga UEFA me të gjitha shtetet që karakterizohen nga ngjyrat kombëtare të secilit, ajo e Kosovës dhe e Serbisë është e njëjtë.
Është një skandal i madh nga organizata më e lartë e futbollit, për një temë e cila vazhdon të jetë e “nxehtë” në Ballkan.