Fjalët e Kylian Mbappe në RMC Sports dhe L’Equipe ku deklaroi se gjatë verës kërkoi largimin nga PSG, kanë vënë në lëvizje numrin një të Real Madrid, Florentino Perez, shkruan Albeu.com.
Në dy intervistat Mbappe përmend Real Madridin, edhe pse është mjaft i qartë. “Nëse do të kisha shkuar në verë, do të kisha qenë vetëm në Real Madrid,” tha ai.
Florentino Perez, ka marë tashmë situatën në kontroll duke deklaruar: “Në janar do të kemi lajme nga Mbappe. Shpresojmë që më 1 janar gjithçka të zgjidhet,” tha presidenti i Real Madridit për “El Debate”, duke iu referuar faktit që ylli i PSG përfundon kontratën e tij qershorin e ardhshëm dhe është i lirë të negociojë me çdo ekip nga 1 janari, pa pasur nevojë t’i japë ndonjë shpjegim ekipit parizian. Përkëtheu GD, marrë nga Marca. /albeu.com/