Mbrojtësi i Chelseas, Marcos Alonso vazhdon të jetë ‘shënjestër’ për Interin.
30-vjeçari është duke shijuar një sezon të mrekullueshëm duke bërë tetë paraqitje dhe preferohet nga Thomas Tuchel, para Ben Chilwel.
Sidoqoftë, Alonso ka edhe dy vite të mbetur në kontratë, andaj vazhdon të jetë opsion për shumë klube.
Sipas Tuttomercatoweb, Inter është duke vëzhguar situatën.
Alonso refuzoi në të kaluarën kalimin në “San Siro” si pjesë e Romelu Lukakut që u transferua gjatë verës.
Alonso edhe në të kaluarën ka qenë pjesë e Seria A duke bërë 84 paraqitje për Fiorentinën.