Ali Ahmeti në Malësinë e Tetovës: Numri 3 dhe BDI bashkon tetovarët

Bashkimi Demokratik për Integrim në tubimin e mbrëmshëm në fshatin
Shipkovicë të Tetovës ka vazhduar sot fushatën e saj parazgjedhore duke
prezantuar kandidatin për kryetar të kësaj komune Teuta Arifin, listën e
kandidatëve për këshilltarë të kryesuar nga Blerim Osmani, si dhe
programin e punës për mandatin e ri katëvjeçar.

Banorëve të Shipkovicës iu drejtuan kryetari i Bashkimit Demokratik për
Integrim Ali Ahmeti, Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, kandidati
për kryetar komune Teuta Arifi dhe bartësi i listës për këshilltarë
Blerim Osmani.

Kryetari i Bashkimit Demokratik përf Integrim Ali Ahmeti në fjalimin e
tij ka thënë se Teuta Arifi do të ketë të gjithë përkrahjen e Bashkimit
Demokratik për Integrim drejt fitores së rradhës dhe vazhdimësisë së
zhvillimit të Tetovës.

“Të rrëfej një kujtim nga këto hapësira në vitin 2001 bashkë me
bashkëudhëtarë mbrëmjeve ose gjatë ditës nëse gjenim hapësirë bënim një
rrugë nga Shipkovica këtu, nga shtabi deri te ura e Brodecit ose edhe
merrnim rrugë deri në Veshallë. Takoja njerëz të vendit, bisedoja me ta
të gjithë pa përjashtim thoshin por më bënte përshtypje ajo thirrja e
bukur “O Ali Ahmeti” a e sheh atë andej? Po e shoh. Ma ka vra kalin ma
ka vra. Pse i thash, pse ta ka vra kalin? Ai PPD unë PDSH. Takoja
tjetrin “O Ali Ahmeti”. A e shef atë andej, mi ka djeg mullarët. Pse o
axhë ti ka djeg mullarët. Të gjithë këta të afërt, tezakë, i hallës i
dajës. Ai PPD unë PDSH. Ulem e bisedoj me z.Xhaferi me z.Imeri u them më
besoni unë nuk kam hyrë të bëj parti politike. Unë kam hyrë në këtë
veprimtari për tu çliru vendi, për tu barazu shqiptarët dhe lus Zotin që
Marrëveshja e Ohrit të jetësohet dhe të materializohet por unë në parti
politike nuk kam hyrë dhe u rrëfej të gjithë njerëzit çka më thoshin. E
bëmë Këshillin koordinues fatkeqësisht nuk mbijetoi dhe të dy pleqtë më
thanë bëne shtëpinë tënde sepse ndryshe nuk ia del dot. U bë shtëpia
ime. Nuk e kisha idenë ashtu siç e tha edhe Teuta. Të hysh në politikë
sigurisht që dikush edhe do të të shajë, dikush edhe do të përqeshë,
dikush edhe do të të nëpërkëmbë. Ua them si vëllau vëllaut, punën e parë
që e kam bërë kur kam hyrë në politikë e kam hequr koburen sepse në
politikë nuk hyhet me kobure në brez. As nuk hyhet të bësh luftë.
Misionin e kisha marrë nga thellësia e këtyre malësorëve. Nuk jemi shumë
për tu ndarë e për tu përçarë. Sa më bashkë të jemi aq më të fortë jemi
edhe pranë vendorëve edhe pranë ndërkombëtarëve. Me të dalë me agjendën
e blertë pas dy ditësh ka kërkuar takim përfaqësuesi i Kombeve të
Bashkuara këtu në Maqedoni, dy orë kemi folur për agjendën e gjelbërt
dhe hiç pa ngurim ma tha 183 milionë dollarë pikërisht për këto
përcaktime për këto agjenda ne i kemi të gatshme. Ne po u paraprijmë
proçeseve. Agjenda para jush është agjendë fitimtare për të gjithë ne
edhe për gjenerata që do vijnë pas nesh”, ka thënë para banorëve të
Shipkovicës, kryetari i BDI-së Ahmeti.

Nuk ka projekt që e kemi premtuar dhe nuk e kemi realizuar, nuk ka rrugë
që nuk asfaltohet, nuk ka projekt që e premton Teuta e nuk do e
realizojë, ka theksuar Grubi.

“Të ju them sinqerisht ndihem shumë komod. Është hera e parë që unë
drejtohem para malësisë së Tetovës. Kam një emocion të veçantë sepse
gjithmonë e kam ndierë malësinë e Tetovës si boshti kurizor jo vetëm i
BDI-së por edhe i gjithë shqiptarëve, si kodi identitar i BDI dhe
prandaj jam i nderuar që jam para jush këtu të kërkoj përkrahjen për
Teutën dhe nuk kam asnjë dyshim për fitore në të gjitha komunat nga
Likova deri në Strugë sepse kemi ofertën më të mirë, për arsye se të
gjitha punët që i premtojmë edhe i realizojmë. Nuk ka projekt që e kemi
premtuar dhe nuk e kemi realizuar, nuk ka rrugë që nuk asfaltohet, nuk
ka projekt që e premton Teuta e nuk do e realizojë, sepse qëndrojmë
prapa të gjithë ne sepse Teuta është e jona”, ka theksuar kështu Artan
Grubi para banorëve të Shipkovicës.

Për 8 vite me rradhë kemi pasur ditë të lehta e të vështira por gjatë
kësaj periudhe jemi përpjekur të bëjm më të mirën për ju, tha mes
tjerave znj. Arifi.

“Të jesh këtu në këtë takim të sotëm nuk mund të flasish nga emocionet,
nuk mund që të kthehesh në një kohë kur mbase shumë njerëz nuk kanë mund
të mendojnë se mund të bëhen realitet, kanë qenë kohëra të luftrave i
ndjekur nga banorët e këtij vendi, ka qenë ai ideal i ndryshimit për të
cilin kemi menduar dhe besuar të gjithë. Ne me kryetarin këtu në
fillimet e idesë për themelimin e BDI nuk është se nuk e kemi biseduar
edhe atë se duhet të jetë një grua nënkryetare dhe kandidate për
deputet, më duhet të ju them se ka qenë një ide jashtëzakonisht
revolucionare. Kemi punuar dhe vazhdojmë të punojmë bashkë, jemi në një
prespektivë tjetër dhe sot flasim në një sallë sporti që flet për
angazhimin e rritjes së standardeve. Tetova është qytet i dijes. Ky
vend, është i dashamirësisë së dijes dhe ndryshimit që është shekullore
dhe ndryshimit që kemi ecur bashkërisht. Kemi bë dhe një ndryshim
tjetër, çerdhen e parë ditore e kemi hapur pikërisht në këtë vendbanim,
qëllimi ka qenë që fëmijët të kenë edukimin e nevojshëm. Për 8 vite me
rradhë kemi pasur ditë të lehta e të vështira por gjatë kësaj periudhe
jemi përpjekur të bëjm më të mirën për ju. Ju ftoj që ndryshimin ta
bëjmë më 17, për të treguar se ne jemi ata të cilët forcën e kemi dhe
ndryshimin e bëjmë vet. Mandatin e dua prej juve e jo prej pazareve, për
një jetë më të mirë”, ka theksuar kandidatja për kryetare të komunës së
Tetovës, Teuta Arifi.

Bashkimi Demokratik për Integrim, sot do të vazhdojë fushatën
parazgjedhore me tubimin që do të mbajë në komunën e Bogovinës, ku do të
prezantojë kandidatin për kryetar komune dhe listën e kandidatëve për
këshilltarë.

Video material:

https://wetransfer.com/doënloads/cfd5bd37a9fef068304ae8110918e0d020211006000511/b6ba069bd503734613133b515973398220211006000539/a310cc