Deri kur e kanë ndërmend me i poshtërsu banorët e Çairit me këso parulla? A nuk duhej iniciativa për bashkëpunim parazgjedhorë t’i zgjidh disa barriera nacionaliste në anëtarësitë dhe tek simpatizuesit e partive ASH-së dhe VMRO-DPMNE-së. Kështu ka shkruar në profilin e tij në facebook, zëdhënësi i qytetit të Shkupit Valon Salihu pas tubimit të sotëm në Çair të koalicionit opozitar VMRO-DPMNE, Aleanca dhe Alternativa.
Salihu pyeti edhe kandidaten e “pavarur” të VMRO-DPMNE-së, Aleancës dhe Alternativës Danella Arsovskën se vallë ky është ai “Shkupi Modern” që e promovon dhe vallë me gjithë mend presin votat e shqiptarëve me këso parulla?
Ky është shkrimi i plotë i Salihut: