Von der Leyen sot në Kosovë, takon krerët institucionalë





Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do ta vizitojë sot Kosovën, ku do të zhvillojë takime me ushtruesen e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, dhe kryeministrin Albin Kurti.

Takimi me Haxhiun do të mbahet në Presidencë, duke nisur nga ora 12:30.

Ndërkaq, në orën 13:00, von der Leyen do të pritet nga kryeministri Kurti në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, raporton Klankosova.tv.

Pas takimit me Kurtin është paraparë edhe një konferencë për media.

Vizita e von der Leyen në Kosovë është pjesë e një turi në rajon.

Pas Prishtinës, ajo do të udhëtojë sot drejt Podgoricës, ndërsa turneu i saj do të përfundojë më 2 tetor në Shkup.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo