Vjeshtë e nxehtë politike

Po vidhet çdo ditë e ardhmja e popullit!Të këta njerëz të politikës ka humbur dinjiteti dhe nderi I tyre profesional dhe njerëzor, dhe në fund të fundit, patriotic .Sigurisht, këtu po flasim për njerëz me pak inteligjentë, të cilët nuk kan njohuri të përballjës më problemin serioz të mbijetesës së thjeshtë, në një botë të trazuar më luftëra.Dhe, kjo është ajo mungesa e logjikës së shëndosh të zakonshme…

Skënder MULLIQI

Vera shumë e ngrohtë ia lëshoj rrugën vjeshtës së nxehtë politike.Po shohim çdo ditë protesta në Prishtinë për lirimin nga Haga të Thaqit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit .Krahas saj kan ardhur kerkësat nga protestat për shbërjën e Gjykatës Speciale e cila ju formua shumë padrejtësisht vetëm Kosovës, kur e kishim veq ne funksion më parë, Gjykatën për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi më seli në Hagë .Qeveria në një takim I ka lëshuar rrugë kuvendarëve të vendosin për këtë punë.PDK miratimin e këtij ligji e ka kushtëzuar më votimin e presidentit , e që ende nuk po dihët së për kënd bëhët fjalë.Se a do të jetë prap Sejdiu solucion mbetet të shihet deri më datën 6 tetor kur edhe skadon afati.Se a do të kemi serish zgjedhje po ashtu mbetet të shihet, por më dukët mua më afër do të jetë që kësaj radhe të kemi presidentin-en e shtetit e që do të ishte në të mirën e vendit.Zgjedhjet e shpeshta e të kushtueshme nuk prodhuan stabilitet politik dhe stabilitet institucional.Dhe, kjo është një tregues së zgjedhjet kan kaluar në monotoni, dhe iritim të qytetarëve.Është harruar nga kjo klasë politike së zgjedhjet mbahën për ti realizuar kërkesat e votuesve , e jo për shfaqje shumë të dëmshme politike të cilat na i humbën më miliona donacione nga BE+ja.Po shihet së kjo klasë politike ka shumë të meta ,pa ide për avansimin e proceseve.Kosova ka mbetur mbrapa dhe më shumë mundësi që edhe për shumë vite nuk do të bëhemi pjesë e BE-+së dhe as e NATO-s.Hilet që po bëhën nga partitë politike karshi interesave vitale të vendit, janë për çdo kritikë.Nuk po ekziston një unitet për temat jetike për vendin.Verbëria ka zënë tashmë vend në skenën politike dhe mediatike.Nevoitet një riorganizim I ri politik.Kjo sipas mendimit tim , do të mundësonte daljen në sipërfaqen shoqërore të njerëzve patriotë në kuptimin e plotë të fjalës.Mjaftë është bërë me entuziastë të kafeneve!Gjithqka tashmë po duket shkatërruese, e trishtueshme dhe madje edhe kur nuk është qesharake.Po humbet çdo betejë pas tjetrës.Po thuaj asnjë seancë parlamentare nuk dha rezultatet e pritura pos luftës për pushtet.Madje mendojë unë për krizën e vazhdueshme politike ishte dashur të përcaktohen bazat edhe për ndjekje penale.Kësaj historie të keqe më kriza sikur nuk po I dihet fundi.Nuk po krijohet një botë ku sundojnë ligjet e arsyes dhe ku pranohet natyra e gjërave dhe veprimeve që ajo përcakton.Ne në Kosovën tonë sikur nuk po jetojmë në një botë ku banon realiteti. Njeriu I ynë më halle dhe probleme të jetës rregullisht po mashtrohet pas secilës palë të zgjedhjeve.Prandaj, është apsurditet të mendohet së zgjedhjet e reja e të cilat nuk janë të pa mundura, të prodhojnë diqka pozitive, kur dihet së kemi të bëjmë më njerëz po thuaj të njejtë, të cilët do të garojnë për pushtet.Me njerëz sheragji dhe lakmitar për para , nuk ka mundësi të ndërtohet si duhet shteti dhe as të kemi mirëqenje.Ka humbur qasja e objekitivitetit dhe argumentit, të cilat po zëvëndësohen më rrena dhe manipulime të gjithë farë llojesh.Ju lutëm ky është një argument.Për më tepër, është I qartë si dita!Po vidhet çdo ditë e ardhmja e popullit!Të këta njerëz të politikës ka humbur dinjiteti dhe nderi I tyre profesional dhe njerëzor, dhe në fund të fundit, patriotic .Sigurisht, këtu po flasim për njerëz me pak inteligjentë, të cilët nuk kan njohuri të përballjës më problemin serioz të mbijetesës së thjeshtë, në një botë të trazuar më luftëra.Dhe, kjo është ajo mungesa e logjikës së shëndosh të zakonshme…

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo