Videot intime të shoubizit, gazetari: Kompozitori ishte në dijeni se po regjistronte (VIDEO)

Publikimi i videove që përfshijnë disa fytyra të njohura të shoubizit shqiptar në momente intime me një kompozitor të njohur ka shkaktuar reagime të forta.

Çështja u diskutua në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ku të ftuar ishin gazetari Andi Vrapi dhe avokatja Aurora Marku.

Sipas gazetarit Andi Vrapi, kompozitori ishte në dijeni që po regjistronte gjithë takimet intime. Kjo, tha ai, duket te vetë videot, ku kompozitori herë pas here shikon drejt kamerës. Vrapi përmendi edhe një sekuencë të shpërndarë para 24 orësh në rrjetet sociale, ku dikush e pyet nëse ajo gjë është kamerë.

Kompozitori, sipas tij, i përgjigjet se nuk është kamerë, por alarm, pasi në atë krevat fle edhe me vajzat e tij.

“Kompozitori është në dijeni të faktit që po i regjistronte të gjitha vajzat me të cilat ai po kryente ato akte seksuale. Kjo vërehet edhe tek videot ku kompozitori herë pas here shikon drejtpërdrejt tek kamera, por edhe me një sekuencë të shpërndarë para 24 orësh në rrjetet sociale, ku një nga pjesëtaret e tjerë të këtyre videove e pyet në qoftë se është video kjo gjëja, edhe i drejtohet kamerës, dhe kompozitori i shprehet tekstualisht që nuk është kamerë, është alarm sepse unë flej edhe me vajzat e mia këtu në këtë krevat. Pra ai ka qenë në dijeni të këtyre videove. Pastaj se kush i ka marrë këto video, a është hakuar apo i ka ngarkuar, ka shumë versione të cilat akoma nuk i dimë nëse janë të vërteta apo jo. Në një deklaratë në Policinë e Shtetit mbrëmjen e kaluar ku kompozitori është dorëzuar, ka thënë që kamerat i ka vënë për arsye të një grabitjeje, për të shmangur një grabitje, edhe pse logjikisht kjo nuk bën sens për shkak se pse do t’i vendosësh kamerat te koka e krevatit me një kënd që dukshëm tregohet çfarë po bëhet në atë krevat. Pak a shumë kjo është rrjedha e historisë se si ka ndodhur e gjitha. Pra nuk kemi një person që e dimë që i ka nxjerrë këto video. Videot fillimisht na kanë ardhur të gjithëve përmes një linku në telefonat celularë. Dikush ka zgjedhur që këto video t’i raportojë menjëherë në Policinë e Shtetit apo te Krimi Kibernetik, dikush tjetër ka zgjedhur që të flasë për to në rrjetet sociale. Kjo është përgjegjësia e secilit”, tha gazetari Andi Vrapi.

Teksa, avokatja Aurora Marku tha se Policia duhej të kishte më shpejt, pasi hetimi mund të nisë edhe pa denoncim, kallëzim apo ankesë.

Sipas saj, sikur videot të ishin ndaluar që në momentet e para, çështja nuk do të kishte marrë përmasa kaq të mëdha.

“Ata (policia) duhet të kishin vepruar sa më parë, duke qenë se ekziston mundësia e të vazhduarit të një hetimi kryesisht edhe në qoftë se nuk ka një denoncim, një kallëzim, një ankesë. Ato video në qoftë se do të stopoheshin që në momentet e para, asgjë nuk do të ishte bërë kaq e madhe. Sepse skandal nuk është pjesa e atyre zonjave që kanë dalë në një intimitet, skandal është mënyra se si ato janë filmuar, mënyra se si po shpërndahet. Të them të drejtën më habit që asnjëra nga ato zonjat nuk ka vajtur deri në këto momente të bëjë një kallëzim apo një ankesë në polici. Policia veproi për mendimin tim personal pak me vonesë. Në qoftë se do kishte vepruar pak më shpejt, mendoj se këto video nuk do kishin marrë përmasa kaq të mëdha. Mua më shqetëson shumë mënyra se si ato zonja janë filmuar. Është cenuar komplet identiteti i tyre. Janë zonja që kanë një impakt shumë të madh në publik, ne jemi rritur me ato zonja nëpër ekrane dhe mendoj se kjo gjë u ka shkatërruar vërtet karrierën. Nuk duhet ta normalizojmë këtë pjesën që të tilla gjëra ndodhin edhe në botë dhe personat bëhen akoma më të famshëm. Ne jetojmë në Shqipëri dhe impakti është shumë i madh. Mendoj se Policia e Shtetit duhet të kishte vepruar në kohë rekord. Dhe derisa ato video kanë ardhur në masë te publiku, unë mendoj se dikujt nga policia i kanë vajtur në telefon’, tha ajo.

Këto zhvillime erdhën pasi pamje të kompozitorit Adrian Hila në marrëdhënie intime me fytyra publike kanë bërë xhiron e rrjeti.

Ai ka deklaruar të enjten në polici se ka qenë ai që ka vendosur kamerat në banesën e tij, por ka mohuar se qëllimi i tyre ka qenë regjistrimi i momenteve intime.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo