Skandal dhe grushte në miqësoren Serbi U21 – Rusi U21





Një ndeshje miqësore që supozohej të shërbente për të testuar talentet e reja është shndërruar në një arenë tensioni dhe përleshjeje fizike.

Kombwtaret U21 të Serbisë dhe Rusisë u përballën mbrëmjen e së hënës (5 tetor 2026) në Stara Pazova, në një sfidë që u mbyll me fitoren 2-1 të serbëve, por që do të mbahet mend gjatë për kaosin në fushë.

Takimi nisi i qetë dhe me dominimin e serbëve, të cilët kaluan në avantazh të dyfishtë me golat e Matija Mitrovic (34′) dhe M. Velickovic (46′).

Rusia u rikthye në lojë në minutën e 64-të falë një penalltie të shënuar nga A. Pomalyuk, por pikërisht atëherë kur pritej një fund i rregullt, situata doli jashtë kontrollit.

Në minutën e 70-të, pas një dyluftimi të ashpër, rusi Mikhail Umnikov dhe serbi Matija Mitrovic u përfshinë në një përleshje të tensionuar fizike me goditje e shtyrje.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo