Nga Skënder Sadri KAPITI
Presidentin e Kosovës duhat ta zgjedhë populli, verdikti i tij, REFERENDUMI ,dhe jo “vullneti” pazar i kryebajraktarwve tw partive politike dhe i disa deputetëve. Kjo është zgjidhja e cila pamundëson kriza.
Pse nuk interesohet politika kosovare për zgjidhje përfundimtare, për zgjedhjen e Presidentit direkt me votim popullor, apo kjo nuk i intereson asaj,apo ka dicka tjetër, që është se kjo formë e deritanishme e zgjedhjes së presidentit vetëm sa prodhon kriza dhe paqëndrueshmëri e tollovi politike, gje e cila i intereson dhe vetëm sa përfiton Beogradi.
Kjo tregon edhe gjëndjen mjerane dhe tabanin injorant të politikës kosovare, e cila madje arriti deri aty saqë nuk mori në konsideratë as propozimin për president të kandidaturës së dy miqve më të mëdhenj të shqiptarëve JoeDioguard-it dhe të Walker-it, dhe duke peshuar kontributin e tyre për Kosovën , per lirinë e pavarësinë e saj,kontributi i sejcilit deputet te Kosovës krahasuar me atë të JoeDioguard-it dhe Walkerit është zero.
Dhe më në fund pas shumë e shumë kohe prej disa vitesh të humbur kot, pas shumë shpenzimeve për zgjedhje e stërzgjedhje krejtësisht të panevojshme parlamentare dhe për interesat dhe prej kaprricove e arrogancës së politikanëve të papërgjegjshëm të Kosovës, u arrit më në fund që të zgjidhet Presidenti i Kosovës.
Dhe kjo ndodhi si çudibërja më e madhe politike, pasi erdhi “çuditërisht” në minutat e fundit para se të skadonte afati, por madje pas disa “minutave shtesë pas përfundimit të kohës së rregullt” të lojës politike parlamentare, gjë e cila shmangu shkuarjen përsëri në zgjedhje të parakohshme e cila vetëm sa do sillte po të njëjën gjë, po të njëjtin rezultat zgjedhor si të tre zgjedhjeve të mëparshme, që do e bënte akoma më të bajatshe monotoninë politike.
Kjo marrëveshje, apo më sakt ky pazar politik erdhi edhe si rezultat i asaj se kryetarët e partive politike shqiptare të Kosovës dhe përfituesit e ngushtë rreth tyre u bëne publikisht shumë dhe tejet të neveritshëm dhe të pabesueshëm te publiku, dhe nga frika se mos edhe në Kosovë mund të shpërthente një Levizje rinore protestë si ajo në Tiranë që kërkon largimin e të gjithë establishmentit politik apo elitës së vjetër politike, mbeturinës komunisto- enveriste në Shqipëri, e cila po ashtu problemin me listat e deputetëve e zgjidh po në orën 12 të natës, ashtu sikurse që edhe komunistët e orëve të para e të dyta vepronin tinëz e natën: vrisnin , arrestonin dhe internonin patriotët dhe familjet antikomuniste.
Dhe sot si në Shqipëri dhe në Kosovë politikën ,qeveritë, administratën dhe mediat i drejtojnë pinjollët,spiunët dhe komunistët e orëve të treta, ata ishkomunistët e viteve të fundit të regjimit komunist të formësuar me botëkuptimin marksist-leninist të cilët edhe demokracinë dhe proamerikanizmin e kanë fals dhe fasadë.
Pra shiko se çfarë tallje bën politika në Kosovë me demokracinë dhe me votuesit, që kur ua don interesi i tyre e çojnë Kosovën në zgjedhje pas zgjedhjesh të parakohshme dhe kur ua do po interesi dhe pazari i tyre e “zgjidhin” problemin apo krizën për disa minuta, madje në orën 12 të natës.
Shiko se çfarë matrapazësh , dhe çfarë spekullantësh e manipulatorësh janë politikanët shqiptarë, të cilëve nuk u intereson fare interesi kombëtar, por që për pazare dhe për interesa personale madje i bëjnë dëm të jashtëzakonshëm imazhit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës, dhe ata as nuk skuqen dhe as nuk zverdhen.