Pas dy fitoreve radhazi, Shqipëria kërkon suksesin e radhës ndaj Finlandës! Publikohet formacioni zyrtar





Kombëtarja e Shqipërisë do të luaj këtë të shtunë unë duelin e radhës në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë sfidojnë sot Finlandën në transfertë.

Shqipëria kryeson grupin pas fitoreve 2-0 ndaj Bjellorusisë dhe 3-0 ndaj San Marinos. Trajneri Rolando Maran ka marrë dy fitoret e para zyrtare me kuqezinjtë pas dy humbjeve 1-0 në miqësoret ndaj Luksemburgut dhe Izraelit në qershor.

Shqipëria ka humbur vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit jashtë fushe, ndaj Polonisë në play-off-in e Botërorit.

Ndeshja Finlandë-Shqipëri do të luhet këtë të shtunë, në orën 15:00. Pak minuta para fillimit janë zbuluar edhe formacionet zyrtare.

FORMACIONET ZYRTARE

Berisha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Pilo; Mitaj, Asllani, Ramadani, Hoxha, Muçi, Manaj.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo