Jorge Jesus nuk është viktima e parë e Ronaldos, këtë sezon e ‘pësoi’ edhe Postecoglou





Jorge Jesus nuk ishte i pari që e përjetoi zemërimin e Cristiano Ronaldos këtë sezon. Para trajnerit të Portugalisë ishte trajneri australian i Al-Nassr, Ange Postecoglou.

Ronaldo u largua nga grumbullimi i Portugalisë në Kopenhagë të mërkurën, pasi pati një përplasje me Jesus për mosaktivizimin e tij në ndeshjen e raundit të dytë të Ligës së Kombeve kundër Norvegjisë.

Gazetari i besueshëm Guillem Balague zbuloi në llogarinë e tij personale në “X” se Ronaldo ishte rebeluar më herët këtë sezon edhe ndaj Postecoglout në Ligën Saudite Roshn.

Kjo ndodhi më 25 gusht, në xhiron e tretë, kur Al-Nassr përmbysi një disavantazh prej dy golash në pjesën e parë për ta mposhtur Al-Ettifaqun 3-2. Ronaldo ishte zëvendësuar në pjesën e dytë.

Balague shpjegoi se Ronaldo pati vështirësi në pjesën e parë dhe u largua i vetëm gjatë pushimit. Më pas ai u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë dhe u largua krejtësisht nga stadiumi, në vend se të ulej në bankën rezervë.

Postecoglou nuk tha asgjë për incidentin në konferencën për media pas ndeshjes dhe ngjarja mbeti e fshehur deri tani.

Ronaldo ka bërë shtatë paraqitje për Al-Nassr në Ligën Roshn dhe Ligën e Kampionëve të AFC-së këtë sezon, duke shënuar tri gola dhe pa dhënë asnjë asistim.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo