Flakë e tym para Kuvendit, protestuesit mblidhen nga të gjitha anët (VIDEO)





Protesta para Kuvendit të Kosovës është përshkallëzuar mbrëmjen e sotme, ku protestuesit janë përleshur me Policinë e Kosovës. Kontejnerë janë përfshirë nga flakët, ndërsa tymi ka mbuluar zonën.

Protestues të shumtë po vazhdojnë të qëndrojnë para Kuvendit dhe nuk po tërhiqen nga vendi i protestës. Ndërkohë, prej të gjitha anëve po mblidhen protestues të tjerë, duke e rritur numrin e tyre në zonën përreth Kuvendit.

Në vendngjarje janë njësi të shumta policore, të cilat janë pozicionuar në afërsi të protestuesve.

Situata vazhdon të jetë e tensionuar, ndërsa protestuesit po kërkojnë votimin e ndryshimeve në ligjin për Dhomat e Specializuara.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo